Një vështrim i detajuar për smartfonin HTC Desire X

Edhe përkundër njoftimit të vitit të kaluar për zvogëlimin e modeleve të cilat do ti lançojë në treg, HTC megjithatë ngadalë po përmbush ofertën e saj të pajisjeve smartfonë, por këtë vit po dallojnë pak më shumë njëra me tjetrën.

Në mes të voglit, modelit 3,7 inç One V dhe të madhit modelit 4,3 inç One S, ka zënë vend smartfoni HTC Desire X me diagonale të ekranit prej saktësisht 4,0 inç.

Karakteristikat themelore

– Dimensionet: 118.5 x 62.3 x 9.3 mm – Pesha: 114 gram – Ekrani: 4,0″ IPS LCD 480 x 800 pika – Procesori: Dybërthamësh Qualcomm MSM8225 Snapdragon – Procesori grafik: Adresno 203 – RAM: 768 MB – Memoria interne: 4 GB, për përdoruesin në dispozicion 1 GB – Vendi për memorie kartelë – Kamera: 5,0 MP – Video kamera: 800 x 480 – OS: Android 4.0 Ice Cream Sandwich – Bateria: 1650 mAh

Përparësitë

– Kompaktiviteti – Ekrani – Beats Audio

Disavantazhet

– Memorie e vogël interne – Video kamera nuk regjistron video në formatin HD

Dizajni, shtëpiza dhe ekrani

HTC Desire X është edhe një pajisje nga dizajni klasik i HTC-së, por për dallim nga pasardhësit e tij, është më i hollë dhe më i lehtë. Edhe pse kohëve të fundit shumë pajisje po vijnë me shtëpizë një pjesëshe, HTC Desire X vjen me mundësinë e zakonshme të hapjes së kapakut të pasëm dhe ndërrimit të baterisë.

Trashësia prej 9,3 mm këtë pajisje e bën më elegante, kurse në saje të dimensioneve të përgjithshme pajisja është mjaft kompakte.

Komplet shtëpiza është e ndërtuar nga plastika, por përshtypja e përgjithshme e mbajtjes së pajisjes në dorë është në nivel. Pjesa e prapme, përkatësisht kapaku i baterisë është i bërë nga plastika e gomës, që e pamundëson rrëshqitjen nga dora të pajisjes. Në pjesën e përparme, si zakonisht, dominon ekrani me tre taste në fund, kurse tastet për rregullimin e zërit gjenden në anën e djathtë. Në anën e majtë gjendet vendi për USB, tasti për kyçje është në maje, por pak është e pazakontë sepse gjendet pikërisht në mes. Vendi për kartën e memories gjendet nën kapak, por për futjen e saj nuk është e nevojshme të nxirret bateria.

Vendosja e kartës SIM përshkruhet në një mënyrë paksa të çuditshme. Është e nevojshme të hiqet kapaku dhe kartën SIM ta fusni nga ana e jashtme e shtëpizës, kështu që ajo praktikisht gjendet nën pjesën ovale e cila e përbën tërësinë bashkë me kamerën. Kreacion interesant, por aspak praktik.

Dimensionet kompakte të Desire X do t’ju sigurojnë përdorim të këndshëm dhe bartje në xhep, për çfarë përgjegjëse është edhe pesha e vogël. Duhet të thuhet se Desire X është me dimensione përafërsisht të njëjta sikurse HTC Desire i parë i cili kishte ekran prej 3,7 inç.

HTC Desire X vjen me ekran 4,0 inç S-LCD, pra është i ndërtuar më teknologjinë e njëjtë sikurse modeli më i shtrenjtë HTC One X. Rezolucioni i ekrani është 480 x 800 pika, që i përgjigjet dendësisë prej 233 ppi-ve. Pra, kemi një ekran S-LCD me një kënd shikimi mjaft të madh, me shfaqje të mrekullueshme të ngjyra dhe dukshmëri mjaft të mirë. Preciziteti dhe përgjigjja janë po ashtu në nivelin më të lartë të mundshëm gjë që përdorimin e bën të thjeshtë dhe të këndshëm./pcworldal/kohaislame

Artikulli paraprakArra dhe gështenja, burim i pazëvendësushëm mikroelementesh
Artikulli vijuesRugova: AAK më shumë shkon me LDK se sa me PDK