Rusi, ekipet e shpëtimit kërkojnë vendin e rrëzimit të avionit FlyDubai

Mediat ruse raportojnë se dy kutitë e zeza të avionit janë gjetur dhe janë dërguar për analiza në Moskë

 

MOSKË (AA) – Ekipet e shpëtimit, një ditë pas fatkeqësisë ajrore, akoma janë duke kërkuar pistën e aeroportit në jug të Rusisë, ku u rrëzua avioni me 62 pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit, raporton Anadolu Agency (AA).

Boeing 737-800 i kompanisë FlyDubai, i cili po fluturonte nga Dubai, ra në afërsi të pistës dhe shpërtheu pas përpjekjes së dytë për të ateruar pavarësisht erës së fortë që frynte në Rostov. Kompania tha se nuk ka të mbijetuar nga aksidenti. Në mesin e të vdekurve katër ishin fëmijë.

Aeroporti në Rostov ishte i mbyllur edhe të dielën, deri sa hetuesit dhe ekipet e shpëtimit të përfundojnë kërkimin e zonës. Ministri rus i Transportit Maksim Sokolov, tha se beson që aeroporti do të jetë i mbyllur deri të hënën në mëngjes.

Shpërthimi i avionit ka bërë një krater në pistë, i cili duhet të riparohet.

Mediat ruse raportuan se dy kutitë e zeza të avionit janë gjetur dhe u dërguan për analiza në Moskë.

Artikulli paraprakBrazil, një avion privat rrëzohet mbi një vendbanim, shtatë të vdekur
Artikulli vijues“Ekonomia shqiptare duhet të mbështetet tek investimet e huaja dhe rritja e eksporteve”