Pentagoni: Forcat speciale amerikane në mbështetje të ushtrisë turke

Forca speciale amerikane janë dërguar në mbështetje të ushtrisë turke dhe grupeve opozitare të moderuara në ofensivën e tyre kundër organizatës terroriste DAESH, njoftoi zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis.

“Kjo mbështetje u vendos sipas kërkesës së qeverisë turke”, theksoi ai.

“Forca speciale amerikane shoqërojnë forcat turke dhe ato të opozitës siriane të moderuar në përpjekjet e tyre për të larguar DAESH-in nga një zonë të kufirit turko-sirian, pranë Jerablusit”, vazhdon Jeff Davis.

Ankaraja ka filluar më 24 gusht një ofensivë në veri të Sirisë, duke dërguar tanket dhe forcat e saj speciale për të luftuar terroristët në rajon të cilët janë kërcënim për kufirin turk.

Artikulli paraprakTurqia do të mirëpresë Konferencën e APCE
Artikulli vijuesTurqia çdo ditë dërgon 10 mijë bukë në Jerablus