Rusi: Kosova ende “kuazi-shtet”

Rusia ende e konsideron Kosovën të jetë një “kuazi-shtet”, pa ekzistim juridik, megjithqë Grupi Drejtues Ndërkombëtar e ka përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.

Në këtë mënyrë Rusia vazhdon ta mbështetë Serbinë në refuzimin që ta njohë Kosovën, raporton AFP-ja nga Moska.

“Për shkak se Grupi Ndërkombëtar Drejtues nuk ka status zyrtar të njohur, ne veprojmë në premisën se, pavarësisht nga vendimi i tij, Kosova vazhdon të jetë “kuazi-shtet, pa legjitimitet ndërkombëtar”, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zaharova.

Pavarësia e Kosovës është njohur nga afro 90 shtete, përfshirë pjesën më të madhe të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara./ndx/kohaislame

Artikulli paraprakPakistan: 78 të vdekur nga vërshimet dhe të reshurat
Artikulli vijuesFirefox tani me lexues të vetin të PDF-ve