RUSIA DËRGON DY ANIJE LUFTARAKE DREJT BAZËS USHTARAKE NË SIRI

Rusia po përgatitet të dërgojë dy anije luftarake drejt portit Tartus në Siri, e vetmja bazë detare ruse në Mesdhe, theksoi sot një burim pranë shtabit të përgjithshëm të marinës ruse, cituar nga agjencia e lajmeve Interfax.

“Dy anijet e mëdha luftarake ‘Nikolai Filtçenkov’ dhe ‘Cesar Kunikov’ po përgatiten të nisen drejt portit sirian Tartous”, deklaroi një oficer i shtabit të përgjithshëm.

”Dy anijet do të transportojnë një grup të konsiderueshëm trupash”, sipas Interfax./trt/kohaislame

Artikulli paraprakNë QKUK ka ende të infektuar nga rriqrat
Artikulli vijuesTufa e ujqërve shqyen një grua në Suedi