MPJ e Turqisë reagon për dënimin e Mursi-t me burgim të përjetshëm

Në deklaratën e publikuar nga MPJ e Turqisë thuhet se ky vendim nuk do të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin e Egjiptit.

Turqia ka reaguar për dënimin në total prej 40 vite burgim i dhënë për Muhammed Mursi-n, i cili është presidenti i parë i zgjedhur në Egjipt me votë të lirë dhe nga detyra e tij është larguar me grusht shteti, duke e dënuar këtë vendim, raporton Andolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet: “Me shqetësim të thellë e kemi pritur dënimin e Presidentit të Egjiptit, Muhammed Mursi, i cili është zgjedhur në mënyrë demokratike dhe që nga viti 2013 është në paraburgim, me burgim të përjetshëm dhe e dënojmë këtë vendim. Besojmë që ky vendim nuk do të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin e Egjiptit.”

Gjykata Penale e Kajros në Egjipt ka dënuar Mursin me burgim të përjetshëm (25 vjet) burg me akuzën se është udhëheqësi Organizatës Vëllazëria Muslimane (Ihvan) dhe me 15 vjet burgim me akuzën për rrjedhjen e dokumenteve sekrete shtetërore në Katar.

Artikulli paraprakNjeriu që mbijetoi gjashtë atentate: Ish-krimineli i tmerrshëm i kthehet Islamit
Artikulli vijuesBritani: Vazhdoi fushata për dhe kundër daljes nga BE-ja