Rusia ka filluar t’i dërgojë Iranit raketa të avancuara tokë-ajër, njofton media shtetërore në Teheran.
Një bashkëpunim i tillë do të kishte qënë i ndaluar para se të nënshkruhej marrëveshjes bërthamore vitin e kaluar me Iranin.
Agjencia iraniane e lajmeve Mehr citoi zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane Hossein Jaber Ansari të ketë thënë se “Irani tashmë e ka bërë të ditur se pavarësisht disa ndryshimeve në lidhje me kohën e zbatimit të marrëveshja ajo është duke u zbatuar. Faza e parë e marrëveshjes është zbatuar dhe procesi do të vazhdojë”.
Kjo nuk është hera e parë që Rusia është përpjekur t’i shesë Iranit raketa S-300. Përpjekja e parë e Rusisë ishte në vitin 2007, por u anulua për shkak të presionit nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët ishin të shqetësuar në lidhje me ambiciet bërthamore të Iranit.
Në pranverën e vitit 2015, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se pezullimi i marrëveshjes kishte marrë fund dhe në nëntor nënshkroi një marrëveshje të re me Teheranin në nëntor. Irani do të marrë një version të modernizuar të sistemit të raketave S-300 në bazë të marrëveshjes së re, e cila pritet të përmbushet nga mesi i këtij viti.
Sistemi S-300 i raketave tokë-ajër, është një nga sistemet më të përparuara të këtij lloji në botë. Ai mund të hedhë disa raketa në të njëtën kohë, në objektiva të ndryshme në një distancë deri në 150 kilometra. S-300 u prodhua në fillim të vitit 1979, në kulmin e Luftës së Ftohtë, por që atëherë është përmirësuar shumë herë.kohaislame