Kuçi: Kur përmendet Kushtetuta, kujtojmë ata që kanë luftuar për Pavarësinë e Kosovës

Në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Drejtësisë në tetë vjetorin e shënimit të Kushtetutës ka folur edhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Kuçi e sheh si mjaft të rëndësishme këtë ditë për popullin e Kosovës.

“Natyrisht që pas 17 shkurtit besoj që data më sublime është 9 prilli, Dita e Kushtetutës”.

Ai ka thënë se është punuar shumë për hartimin e Kushtetutës ekzistuese të Kosovës ku edhe ka falenderuar ata që kanë kontribuar për të, pjesë e një Komisioni që ishte edhe vetë.

“Unë kam pasur fatin të udhëheqë Komisionin për krijimin e Kushtetutës, anëtarët e të cilit kanë punuar me shumë zell”.

“Në veçanti do të doja të shpreh falënderim për dy personalitete të cilët nuk janë më znj. Nekibe Kelmendi dhe Ramiz Kelmendi, të cilët ishin anëtarë të këtij komisioni”.

“Ligjet e një populli skllav janë pjese e robërisë së tij, ndërsa ligjet e një populli demokratik janë pjesë e lirisë së tij”.

“Kemi punuar shumë në ndërtimin e ligjeve dhe normave, dhe kemi arritur një sistem të drejtësisë mjaft funksional, natyrisht me ndihmë të veçantë nga partnerët ndërkombëtarë, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Eulex-i.

Kuçi ka thënë se sa herë që përmendet Kushtetuta, kujtohet ata që kanë luftuar për Pavarësinë e Kosovës.

Por sipas tij, duhet të ketë më shumë hapësirë për komentin dhe zbatim të Kushtetutës.

“Të gjithë ne juristët duhet ta rilexojmë kushtetutën, ta zbatojmë dhe t’i bindemi asaj”.kohaislame

Artikulli paraprakKandiq gjobitet për akuzat kundër Dikoviqit
Artikulli vijuesRusia i dërgon Iranit raketa S-300