Rusia i falë Koresë së veriut borxhin 11 milionë dollarësh

Rusia i ka falur Koresë së Veriut 11 miliardë dollarë nga borxhet e vjetra.

Ministria ruse e Financave ka konfirmuar lajmin që qarkullon në media mbi marrëveshjen e borxhit me Korenë e Veriut.

Sipas marrëveshjes në fjalë Rusia i ka fshirë Koresë së Veriut 90% të borxheve të mbetura nga periudha e ish-Bashkimit Sovjetik.

Vlera e borxheve të fshira është plot 11 miliardë dollarë.

Nga barra e borxheve në fjalë kanë mbetur vetëm 1 miliardë dollarë, shumë të cilën Moska me Phenianin do ta përdorin për realizimin e projekteve në fushat e energjisë, shëndetësisë dhe arsimit.

Agjencia koreanoveriore e lajmeve njoftoi se marrëveshja do të sjellë me vete edhe kushtet që do të forcojnë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve./trt/kohaislame

Artikulli paraprakSiri – Halqi: Kriza në vend po shkon drejt fundit
Artikulli vijuesNato ndryshon strategjinë në Afganistan