Tokio, qyteti me më shumë milionerë

Një studim i kompanisë hulumtuese londineze, WealthInsight, ka treguar se Tokio është qyteti me më së shumti milionerë.

Sipas studimit, në Tokio jetojnë plot 461.000 milionerë.

Në vend të dytë është New Yorku me 389.000, pastaj vijnë Londra (281.000), Parisi (219.000), Frankfurti (217.000), Pekini (213.000), Osaka (190.000), Hong Kongu (187.000), Shangai (166.000) dhe Singapori (157.000).

Më shumë se një e pesta e milionerëve japonezë jetojnë në kryeqytet, ndërsa në New York jetojnë vetëm rreth shtatë për qind e të gjithë milionerëve amerikanë.

Sa u përket shteteve, SHBA-të kryesojnë me pesë milionë milionerë, ndërsa në Japoni jetojnë dy milionë sosh.kohaislame

Artikulli paraprakNikolic: Serbia më e fortë se NATO-ja në Kosovë
Artikulli vijuesPuma, sponsor i radhës i Arsenalit të Londrës