Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë ka kritikuar mbështetjen e Aleancës Veri-Atlantike (NATO) ndaj Ankarasë për pretendimet e Turqisë kundër Rusisë për shkeljen e hapësirës ajrore të këtij vendi.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Igor Konashenkov, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, pasi qortoi mbështetjen e NATO-së ndaj pretendimeve të Turqisë kundër Rusisë për shkeljen e hapësirës ajrore turke nga avionët rusë, deklaroi se Moska nuk ka pritur ndonjë reagim tjetër, përveç në këtë mënyrë nga NATO dhe nuk është e rastësishme që pala turke pas kritikave të ashpra ndaj Rusisë, me të gjitha forcat po e fut edhe NATO-në në këtë lojë.
Konashenkov shtoi se NATO që po pretendon se posedon pamje satelitore të cilat tregojnë se avionët rusë kanë kaluar kufijtë e Sirisë dhe Turqisë dhe kanë shkelur hapësirën ajrore turke, për çfarë arsye i ka deklaruar sekrete këto dëshmi?
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë ka porositur autoritetet e Pentagonit dhe të NATO-s që para çfarëdo deklaratash të zhurmshme, të analizojnë me saktësi situatën.
Turqia të shtunën pretendoi se një avion luftarak i Rusisë Sukhoi-34 ka shkelur hapësirën ajrore të këtij vendi, ndërsa Rusia ke hedhur poshtë këto pretendime të Turqisë.