“Rusia, masa ushtarake kundër grupeve që shkelin marrëveshjen në Siri”

Rudskoj ka theksuar se do të “përdoret edhe forca ushtarake” ndaj atyre grupeve për të cilat vërtetohet se në mënyrë sistematike kanë shkelur marrëveshjen

 

MOSKË (AA) – Rusia mund të fillojë sulmet ajrore mbi grupet që nuk i përmbahen marrëveshjes për ndalimin e luftimeve të pjesshme dhe të përkohshme në Siri, tha të hënën shefi i administratës kryesore operative të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë, gjenerali Sergei Rudskoj, raporton Anadolu Agency (AA).

Rudskoj tha se Rusia përmes kanaleve diplomatike dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ndjekur planin për monitorimin e marrëveshjes për ndalimin e luftimeve në Siri.

Ai theksoi se më 18 mars u mbajt takim i grupeve të ekspertëve nga të dyja vendet në Oman dhe se me atë rast u konstatua se SHBA-të nuk janë të gatshme për të marrë pjesë në këtë plan.

Artikulli paraprakTenda e organizatës terroriste PKK në Bruksel ende nuk është hequr
Artikulli vijuesVazhdon protesta me mosbindje civile në Irak