Shteti Islamik dhe grupet tjera terroriste nuk paraqesin rrezik ekzistencial për Europën më shumë se Moska.
Kështu ka thënë Ministri i Jashtëm i Polonisë Witold Waszczykowski.
“Veprimet e Rusisë paraqesin rrezik ekzistencial për shkak se ky aktivitet mund të shkatërroj vendet”, tha Waszczykowski.
Kur u pyet rreth rrezikut të ISIS kur e krahason me Rusinë, ministri tha se ‘nuk është ekzistencial për Europën’.