Rusia mund t’i ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Ukrainën

Rusia mund t’i ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Ukrainën, për shkak të pretendimeve ruse se Kievi po bën përpjekje për sabotazh në raport me Krimenë.

Këto komente i ka bërë kryeministri rus, Dimitri Medvedev, raporton Reuters.

“Ky është një akt i sabotazhit; në esencë është një krim që duhet të hetohet sipas procedurës së caktuar, dhe personat e përfshirë, e po ashtu edhe organizatorët, duhet të mbajnë përgjegjësi, pra përgjegjësi penale”, ka thënë Medvedev.

Sa i përket ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike, Medvedev ka theksuar se nuk dëshiron që kjo të ndodhë, por ka shtuar se nëse nuk ka ndonjë mënyrë tjetër për ta zgjidhur situatën, atëherë presidenti mund të marrë një vendim të tillë, transmeton Reuters.

Artikulli paraprakAutoritetet të gatshme të përballen me përshkallëzimin e mundshëm
Artikulli vijuesTurqia ende në kërkim të 32 diplomatëve