Zbulohet emri, ja kush është shqiptari që ka fshehur paratë në Panama

Në skandalin botëror të Panamasë për fshehjen e të ardhurave u zbulua se ishin edhe dy kompani shqiptare, me 3 përfitues dhe 22 pronarë aksionesh. Haaretz.com ka mundur të zbulojë edhe emrin e njërit prej personave nga Shqipëria që bën pjesë në listën e ‘Panama Papers’.

Bëhet fjalë për një biznes të quajtur ‘GFI Technologies’ i regjistruar në maj të 2013-s në ishullin Anguila, për të investuar në Shqipëri në kompanitë shqiptare të teknologjisë së lartë. Në shkrim përmendet emri i një avokati të quajtur Assaf Halkin, ku theksohet që është shtetas shqiptar dhe në vendin tonë njihet me emrin Ismail Mulati.

Ai, së bashku me një firmë kanadeze ‘Global Fluids International S.A’, janë pronarët e kompanisë ‘GFI Technologies’. Mulati nuk iu përgjigj pyetje së Haaretz.com në lidhje me investimet e kompanisë, por komentoi se qëllimi i biznesit është për të shitur pajisje teknologjike në fushën e karburanteve dhe shtoi se të gjitha të ardhurat raportohen në organet tatimore izraelite.

Artikulli paraprakUshqime të cilat seriozisht duhet të shmangen!
Artikulli vijuesKinë, aktivistët kërkojnë ndalimin e festivalit të mishit të qenit