Rusia nis manovra të mëdha ushtarake

Ushtria ruse ka thënë se mbi dy mijë ushtarë janë duke marrë pjesë në ushtrimet që po zhvillohen në pjesën jugore të Rusisë, Krime dhe rajonet separatiste të Gjeorgjisë, Abkazi dhe Oseti Jugore.
 
Ushtria e Qarkut Federal Jugor, siç transmeton rel, ka njoftuar se 500 mjete të rënda ushtarake janë duke u shfrytëzuar për ushtrime në të cilat po marrin pjesë njësi të forcave ajrore, të cilët e kanë për detyrë që të zmbrapsin sulme me raketa dhe aeroplanë.
 
Në njoftim thuhet se ushtrimet po mbahen në 12 fusha në zonat e sipërpërmendura, mirëpo ende nuk është bërë e qartë se sa do të zgjasin këto ushtrime.
 

Ushtrime të ngjashme më parë kanë ngritur shqetësimin e fqinjëve të Rusisë si dhe kanë nxitur shtetet e perëndimit ta akuzojnë Rusinë se përmes tyre ka dërguar pajisje ushtarake në lindje të Ukrainës.kohaislame

Artikulli paraprakStuhia godet SHBA-në, 7 të vdekur, anulohen mijëra fluturime
Artikulli vijuesShkencëtarët turq zbulojnë një sëmundje të re të dhëmbëve