Siri: 250 mijë persona mbesin të bllokuar

Zëvendëssekretarja e Përgjithshëm Përgjegjëse për Çështjet Humanitare dhe Koordinatore e Gjendjeve Emergjente të Kombeve të Bashkuara, Valerie Amos deklaroi se arritën ti qasen 250 mijë personave që aktualisht ndodhen nën rrethimin e regjimit të Sirisë.

Pas informimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në lidhje me çështjen e Sirisë, Amos u prononcua edhe për gazetarë.

Duke e bëtë të ditur se ende nuk arritën në progres në lidhje me spastrimin e shkollave dhe spitaleve nga ushtarët dhe armët si dhe në çështjen e dërgimit të ndihmave civilëve që mbahen nën rrethim, Valerie Amos tha se më shumë se 1 mijë persona staf i Kombeve të Bashkuara përpiqen për të dërguar ndihma këtyre civilëve.

Amos gjithashtu tha se Programi Botëror i Ushqimit, arriti të dërgoj ndihma për 3 milionë civil ndërsa shtoi se 1 milionë të tjerë ende presin për ndihma të cilat nuk arritën të dërgohen për shkak të pamjaftueshmërisë së fondeve.

Amos theksoi se Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mund të ndihmojnë në qoftë se marrin një rezolutë, por theksoi ajo, është shumë e rëndësishme që anëtarët e këtij këshilli të veprojnë së bashku.

“Dua të theksoi në mënyrë të hapur se marrja si objektiv e civilëve nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së paraqet shkeljen e të drejtës ndërkombëtare humanitare”, deklaroi Amos./trt/kohaislame

Artikulli paraprakKryeministri Erdoan viziton Katarin
Artikulli vijuesMustafa e pranon: Djali im pjesë e “skandalit”