Rusia po kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Siri

Akay në deklaratën për gazetarin e AA-së në lidhje me bombardimet e Rusisë kundër civilëve në Siri ka theksuar se ky krim lufte është sanksionuar vetën në letër

STAMBOLL (AA) – Gjyqtari i Mekanizmit Ndërkombëtar për Gjykatat Penale (IRMCT), ambasadori në pension Aydin Sefa Akay, tha se Rusia me bombardimet kundër shkollave dhe spitaleve në Siri ka kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Akay në deklaratën për gazetarin e AA-së në lidhje me bombardimet e Rusisë kundër civilëve në Siri ka theksuar se ky krim lufte është sanksionuar vetën në letër dhe se nuk është zbatuar në praktikë ku edhe në çështjen e ndjekjes ka patur një bllokim.

Duke transmetuar se sipas statutit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale me qendër në Hagë këto akte përbëjnë krim Akay u shpreh se “bombardimet e Rusisë kundër shkollave dhe spitaleve në Siri janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”.

“Ndjekja e këtyre krimeve bëhet nga Kryeprokuroria e Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Dhe kjo bëhet në dy mënyra, në mënyrë direkte kur prokuroria e Gjykatës Ndërkombëtare Penale është e informuar për krimin e kryer ajo dërgon studiues dhe hetues. Me sa kam ndjekur vitin e kaluar është kryer një hetim në lidhje me krimet e kryera nga regjimi i Asadit. Por sulmet e Rusisë janë të reja dhe ende nuk ka nisur një procedim. Nuk e di nëse Rusia është apo jo palë në statusin e Gjykatës ndërkombëtare penale. Mendoj se nuk është. KS-OKB merr vendim dhe thotë se ‘fialën vend ka shkelur statusin e gjykatës ndërkombëtare penale, ka kryer krime kundër njerëzimit‘ dhe sipas kësaj Gjykata Ndërkombëtare Penale kalon në veprim. Për këtë duhet të dalë një vendim nga Këshilli i Sigurisë së OKB-së”, thotë Akay.

Akay ka vënë në dukje se Rusia është një prej 5 anëtarëve të KS-OKB dhe ka të drejtën e vetos.

“Për këtë arsye është e pamundur që kjo të vihet në veprim. Edhe sikur KS-OKB të thotë se ‘në Siri po kryhen krime lufte‘ nuk do të mund të vendoset ndonjë sanksion sepse Rusia ka të drejtën e vetos. Në këtë mënyrë Rusia nuk dënohet. Nëse ndodh që Rusia bie në fuqi dhe ndryshon struktura e KS-OKB-së atëherë Putini ose Komandantët gjykohen në Gjykatën ndërkombëtare penale. Por tani nuk dënohet. Që prej vitesh kërkohet një reformë në OKB por 5 vendet e përhershme nuk e pranojnë këtë reformë. Është e pamundur që të dalë një vendim kundër 5 vendeve të përhershme anëtare”, tha ai.

Ndër të tjera Akay ka shpjeguar se Rusia këtë krim kundër njerëzimit dhe të luftës nuk e kryen për herë të parë në Siri, dhe se ajo më parë këto i ka kryer në Krime dhe Ukrainë, ku për shkak se është një prej 5 anëtarëve të përhershëm nuk është ndërmarrë ndonjë veprim ndaj sajë duke lënë të vërehet se i forti ka të drejtë.

Duke theksuar se Rusia me bombardimet ka detyruar njerëzit të migrojnë dhe gjithashtu ka vënë në vështirësi Turqinë e cila për këtë shkak ka të drejtë të bëjë ndërhyrje Akay ka theksuar se “Turqia, mund të hyjë në Siri dhe të eliminojë topat dhe tanket e Rusisë të cilët bombardojnë civilët. Kjo në një kuptim mund të perceptohet vetëmbrojtje. Por, kjo është një çështje e ndjeshme, sepse në momentin që kaloni atë vizë e gjeni vehten brenda luftës të cilën është vështirë të parashikosh rezultatet”.

“Turqia duhet të nisë menjëherë punimet diplomatike dhe ligjore”

Edhe pedagogu në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Ozyegin, Prof. Dr. Mesut Hakki Casin, ka theksuar se sipas rregullave themelore të përcaktuara në marrëveshjet e Hagës dhe të Gjenevës për drejtësinë e luftës universale, qëllimi i objektivave civile dhe përdorimi i dhunës ekstreme ndaj këtyre konsiderohet krim.

Artikulli paraprakUshtarët izraelitë arrestuan 8 palestinezë
Artikulli vijuesVIDEO – Si mundet ta ruaj identitetin një Shqiptarë në Gjermani