Mbahet takimi i 4-ët i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Greqi

IZMIR (AA) – Nën kryesimin e Kryeministrit turk, Ahmet Davutoğlu dhe Kryeministrit grek, Alexis Tsipras ka filluar takimi i 4-ët i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Greqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Davutoğlu i cili ka mbërritur i pari në zyrën e Kryeministrisë në qytetin Izmir të Turqisë ka pritur homologun grek Tsipras, ku të dy me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas iu kanë dhënë gazetareve trëndafila të kuq.

Davutoğlu dhe Tsipras realizuan një takim kokë më kokë, ku gjithashtu edhe ministrat e dy palëve kanë kryer takime kokë më kokë. Pritet që dy homologët të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Artikulli paraprakTurqi, përfundon operacioni antiterrorist, likuidohen 114 terroristë
Artikulli vijuesTurqi, dy të vdekur nga shpërthimi në Kilis