Rusia propozon rezolutë pa sanksione kundër Sirisë

Rusia po angazhohet për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila do ta zgjeroj misionin e Kombeve të Bashkuara në këtë vend, për tre muaj, pa ndonjë kërcënim për sanksione.

Siç njoftojnë mediat, zëvendësambasadori i Rusisë në OKB, Igor Pankin, tha se rezoluta është dërguar te të 14 anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit, para takimit të sotëm, në të cilin do të raportoj i dërguari i OKB-së dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Annan, lidhur me përpjekjet e tij për ripërtëritjen e planit të tij paqësor. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakStafi i Bukoshit vazhdon punën në qeveri, pa shefin
Artikulli vijuesQëndrimi politik i Nikolicit është ndarja e Kosovës