Rusia punon armatim të ri hipersonik

Ministria ruse e Mbrojtjes përpunon armatim të ri hipersonik, i cili do të përdoret me ndihmë të plazmës, kumtuan autoritetet ruse.

“Pothuajse e kemi përsosur armën e re hipersonike, e cila shfrytëzon materiale plotësisht të reja dhe sisteme për menaxhim, që, megjithatë punojnë në mënyrë të përsosur në parim të ri – në plazmë. Këto përpunime janë të domosdoshme në armatën bashkëkohore, për shkak të garës në revolucionin shkencor-teknik”, deklaroi zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Jurih Boisov për gazetën “Zvezda”.

Mëtej ai thekson se sistemet më të reja të armatimit, para se gjithash, janë të orientuara drejt zbulimit më të shpejtë të kundërshtarit dhe eliminimit të tij më të shpejtë.

Autoritetet ruse, gjithashtu, paralajmërojnë edhe armatim më të sofistikuar laserik dhe elektromagnetik.

Artikulli paraprakDonald Trump inaugurohet në postin e presidentit të SHBA-së
Artikulli vijuesATK mbyll 15 lokale të lojërave të fatit