ATK mbyll 15 lokale të lojërave të fatit

Drejtoria e Lojërave të Fatit në Administratën Tatimore të Kosovës, ka zhvilluar sot aksion tek subjektet të cilat ushtrojnë veprimtari të lojërave të fatit.

Nga aksioni i cili ka nisur nga ora 11:00 në qytetin e Prishtinës dhe të Fushë Kosovës, janë evidentuar disa parregullsi të cilat nuk janë në përputhshmëri me ligjin për lojërat e fatit.

Sipas informacioneve që kemi pranuar deri me tani nga tereni, janë mbyllur 15 lokale, prej tyre 4 bastore dhe 8 lokale të automateve. Ndërsa, janë konfiskuar 3 shtëpiza të garave me qen dhe 4 automate të pa licencuara. Vlera e gjobave të shqiptuara për parregullsi e gjetura deri më tani është 25 mijë euro.

Përveç shkeljeve të lartpërmendura, ekipi i inspektorëve bënë të ditur se të gjitha këto lokale janë mbyllur, për arsyeje se nuk e plotësojnë kriterin e distancës prej 500 metra vijë ajrore me institucionet arsimore, kulturore dhe fetare.

Ky aksion i cili është mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Dogana, do të vazhdoj gjatë ditëve në vijim edhe në qytete tjera të Kosovës.

Administrate Tatimore e Kosovës i bën thirrje të gjitha bizneseve që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit të respektojnë ligjin, pasi që në të kundërtën do të merren masat konform dispozitave ligjore.

Artikulli paraprakRusia punon armatim të ri hipersonik
Artikulli vijues“Pijet energjike e ndalin rritën e fëmive” (video)