Rusia, Serbisë: Me Kosovën merruni vetë

Rusia mbështet qëndrimin e Serbisë në lidhje me Kosovën, por konsideron se zgjidhja e kësaj çështjeje i takon Serbisë, ka thënë kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev.

Ai i ka bërë këto komente në Gorki, ku edhe ka pritur homologun serb, Ivica Dacic, raporton Rel.

“Nuk duhet ne ta shtyjmë këtë proces, por Serbia. Ju duhet të jeni tejet të interesuar në adresimin e duhur të kësaj çështjeje”, ka thënë Medvedev.

Megjithatë, ai ka siguruar Dacicin se Rusia e di se sa i rëndësishëm është “problem i Kosovës për vëllezërit serbë”.kohaislame

Artikulli paraprakMlladiqin e largojnë nga gjykatorja ngase akuzon dhe shan dëshmitarin
Artikulli vijuesMisioni i pamundur i Juventusit