Shtëpia Lajme Bote Rusisë i ka mbetur naftë vetëm edhe për tri dekada

Rusisë i ka mbetur naftë vetëm edhe për tri dekada

Rusia do të mbetet pa naftë deri në vitin 2044, kurse prodhimi do të fillojë të bie në vitin 2020, kanë bërë të ditur në Ministrinë ruse të Burimeve Natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit.

“Rezervat tona të naftës sillen rreth 29 miliardë ton. Këto rezerva teorikisht mund të nxirren nga shtresat më të thella të tokës… Këto rezerva do të kryejnë punë vetëm për 57 vjet”, ka deklaruar ministri rus Sergei Donskoi, i cili paralajmëroi se sasia e rezervave është përgjysmuar, transmeton Telegrafi.

Prodhimi i naftës ruse, sipas tij, në mënyrë të pashmangshme do të fillojë të bie deri në vitin 2020.

 

Artikulli paraprakSuper e marta 2: Bie Rubio, udhëheqin Klinton dhe Tramp
Artikulli vijuesA e keni ditur që nafta përmendet në Kuran?