Sa ditë lufte në jetën e tij ka pasur Muhammedi (alejhi selam)?

Xhihadi, është bërë farz për besimtarin, por kjo nuk do të thotë se tërë jetën duhet ta kalojmë në luftë. Nuk e dimë se për çfarë arsye por kur të hedhim një sy mbi jetën e Pejgamberit s.a.s., jetën e tij e njohim vetëm me luftëra.

Patjetër se betejat e Bedrit, Uhudit dhe Hendekut, janë të vlefshme për ne, mirëpo kryetari i shoqatës “Rruga e Pejgamberit s.a.s.”, Ali Demirel, në lidhje me këtë çështje ka bërë një llogari mahnitëse: “Jeta e Pejgamberit e të Dërguarit a.s. ka zgjatur 23 vjet. Kurse kjo është e barabartë me 8 mijë ditë. Vallë sa ditë nga jeta e tij lufta ishte aktuale?

I llogaritëm të gjitha luftërat. Beteja e Bedrit 3 orë, Uhudi 5 orë, Hendeku pak më ndryshe ndodhi, kurse rrethimi i Mekës zgjatë vetëm 1 orë. Nëse e shtojmë betejën e Tebukut dhe të tjerët, lufta në jetën e të Dërguarit s.a.s. ka qenë prezent vetëm 1 ditë. Nëse kësaj ia shtojmë edhe përgatitjen dhe udhëtimin që e ka bërë nga shtëpia deri tek vendi i betejës dhe kthimin në shtëpi, gjithsej bëjnë 392 ditë.

“Nga gjithsej 8 mijë ditë vetëm 392 ditë. Prej këtu mund të kuptohet se shumica e jetës së Pejgamberit të të Dërguarit të Zotit kalon në rrethana paqësore, kurse në shpatën e Pejgamberit a.s. nuk ekzistonte aspak gjak”.

 

(Islampress)

Artikulli paraprakRespekti për Kur’anin gërryen malin (FOTO)
Artikulli vijuesTransformim kulturor: Nga turbani deri te kapela