Sa fëmijë kanë humbur jetën në Siri për tetë muaj?

Statistika të frikshme vijnë nga Siria, sipas një raporti të shpërndarë nga një organizatë ndërkombëtare.

Sipas këtyre statistikave, vetëm në 8 muajt e fundit në Siri, kanë humbur jetën 2,209 fëmijë. Këtë e bën të ditur Organizata për Monitorimin dhe Respektimin e të Drejtave të Njeriut në Siri (SNHR).

Këto statistika bëjnë të ditur se numri i mësipërm është regjistruar prej muajit janar të vitit 2015 e deri më sot. SNHR, në një raport të saj që u bë publik në Turqi, thekson se duhet menjëherë të ndalet kriza në Siri pasi vrasjet dhe krimet e tmerrshme ndaj të pafajshmëve do të vazhdojnë.

“Vonesa në zgjidhjen e krizës siriane do të shkaktojë probleme të përhershme të cilat do të kenë ndikim tek fëmijët për një kohë të gjatë”, theksohet në një nga konkluzionet e raportit.

Artikulli paraprakMe qenë “fëmijë lufte”, pra, refugjat!
Artikulli vijuesTë marrim refugjatë sirianë – ERMAL HASIMJA