Nëse fiton Clinton SHBA në 32 vite e qeverisur nga 3 familje

Vetëm disa ditë para zgjedhjeve presidenciale, pothuajse të gjitha sondazhet tregojnë epërsi të Hillary Clinton ndaj Donal Trump

Grafikë: Nëse fiton Clinton SHBA në 32 vite e qeverisur nga 3 familje

Nëse kandidatja e Partisë Demokratike Hillary Clinton fiton zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në SHBA me 8 nëntor, që nga viti 1989 e deri në 2021 për 32 vite SHBA-të do të jenë të qeverisura nga familjet Clinton, Bush dhe Obama, raporton Anadolu Agency (AA).

Vetëm disa ditë para zgjedhjeve presidenciale, pothuajse të gjitha sondazhet tregojnë epërsi të Hillary Clinton ndaj Donal Trump.

Ish-Sekretarja e shtetit Clinton, nëse del fituese në zgjedhjet që do të mbahen të martën, për 4 vite do të ketë të drejtë të qëndrojë në postin presidencial dhe në muajin e parë të vitit 2017 me një ceremoni që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë do të marrë këtë detyrë nga Barack Obama i cili ka kryer këtë detyrë për 8 vite me radhë.

Kjo fitore nënkupton se Hillary Clinton do të vendoset për herë të dytë në Shtëpinë e Bardhë ku më parë ajo ka qëndruar për 8 vite si “First Lady” bashkëshortja e ish presidentit Bill Clinton.

Familja Clinton u transferua në Shpëtinë e Bardhë në vitin 1992 pasi Bill Clinton u zgjodh si presidenti i 42-të i SHBA-ve i cili kreu këtë detyrë gjatë viteve 1993-2001.

Ndërsa para dhe pas Bill Clinton-it në Shtëpinë e Bardhë ishte familja Bush, ku republikani George H. W. Bush, i cili njihet edhe si “babai Bush” ka patur postin e presidentit në periudhën 1989-1993 para Bill Clinton. Pas presidentit Bill Clinton në Shtëpinë e Bardhë u vendos George W. Bush, pra “djali Bush” i cili qëndroi plotësisht 8 vite nga 2001-2009.

Pas George W. Bush në postin e presidentit në vitin 2009 u zgjodh Barack Obama i cili pritet që postin e tij ta dorëzojë më 19 janar 2017.

Që prej 36 vitesh garojnë familjet Bush dhe Clinton

Në SHBA që nga viti 1960 e më pas familja Bush, nga 1970 e më pas familja Clinton kanë qenë gjithmonë në radhë të parë në politikën e Washingtonit, sa që amerikanët më të vegjël se 37 vjeç përveçse në vitin 2012 nuk kanë parë ndonjëherë periudhë të zgjedhjeve që Clinton apo Bush nuk kanë qenë kandidatë për presidentë apo zv/presidentë.

Marrëdhënia me politikën e familjes Bush e cila u njoh për herë të parë në shkallë ndërkombëtare të George H. W. Bush, faktikisht bazohet shumë më herët ku Presidenti Bush, babai i George H.W. Bush në vitet 1950 ka patur detyrën e Senatorit në rajonin Connecticet.

George H. W. Bush në vitin 1980 ishte kandidat për kandidimin si president të SHBA-ve nga Partia Republikane ku ai pasi humbi përballë Ronald Reagan mori detyrën në qeverinë e vendit si Zv/president dhe pas dy mandatesh në këtë detyrë në vitin 1989 u zgjodh për herë të parë në detyrën e presidentit.

Edhe në zgjedhjet e vitit 2016 ka patur një kandidat për kandidimin në zgjedhjet presidenciale nga Partia Republikane, ku vëllai i George W. Bush dhe djali i George W. H. Bush, ish senatori i Florida-s Jeb Bush kishte prezantuar kandidimin e tij në zgjedhjet 2016. Por, Jeb Bush i cili konsiderohej si një prej kandidatëve të fortë të partisë së tij u detyrua të tërhiqej pasi e kuptoi se nuk do të mund të fitonte përballë biznesmenit, Donald Trump.

Ndërsa pas dorëzimit të familjes Bush, aktualisht familja Clinton vërehet si mundësia më e lartë për vendosjen në Shtëpinë e Bardhë, ku nëse kjo mundësi realizohet vihet në dukje se nga viti 1989 dhe deri në përfundimin e detyrës në vitin 2021 të Hillary Clinton për 32 vite SHBA-të do të jenë të qeverisura nga familjet Clinton, Bush dhe Obama.

“Sikur të ndodhte në Amerikën Latine do të quhej oligarki”

Paraqitja gjithmonë në plan të parë të familjeve Bush dhe Clinton në qeverisjen e SHBA-ve është bërë edhe temë debati në vend ku në një faqe interneti të hapur “përgjithmonë Clinton-ët dhe Bush-ët” diskutohet me humor për kandidatët e mundshëm të familjes Bush dhe Clinton në 50 vitet e ardhshme.

Ndërsa reagimin më të ashpër e ka bërë senatori Gary Hart i cili në një artikull të tijin në revistën “Time” ka thënë: “Sikur presidenca në një vend në Amerikën Latine të kalonte në mesin e 2-3 familjeve këtë situatë do ta vlerësonim si oligarki”. Sipas tij, këtë fenomen në garën presidenciale në SHBA askush nuk e përcakton si “oligarki”.

“Garanci për lobistët dhe donatorët”

Edhe një prej gazetarëve me përvojë të Washington Post, Karen Tumulty ka shprehur se emrat Bush dhe Clinton tashmë janë shndërruar në një markë në politikë.

Në një vlerësim për gazetarin e AA-së Tumulty ka shprehur se mbiemri Bush apo Clinton janë bërë garanci e një stabiliteti dhe rregulli në politikën amerikane.

“Në një garë ku kandidatët janë një Bush apo një Clinton populli nuk pret që nga kutia e mbyllur të dalë një surprizë. Këto emra tashmë në Washington janë shndërruar në një markë”, thotë Tumulty.

Ndër të tjera duke theksuar se këto dy emra janë të rëndësishëm për lobistët dhe donatorët të cilët janë fuqi ndikuese në zgjedhje Tumulty ka vlerësuar se “Personat të cilët transferojnë rregullisht para për politikën, janë njerëz që edhe më parë kanë lidhje të marrëdhënieve me këto familje. Pjesëmarrja në politikë e një emri të ri nga familja, bën që të vazhdohet rregulli i formuar për donatorin”.

Personi që zgjedhet në postin e presidentit në SHBA qëndron në këtë detyrë për katër vite, dhe ligjet amerikane lejojnë që një person të zgjidhet president vetëm dy herë.

Artikulli paraprak"Mburoja e Eufratit", goditen dhjetëra pozicione të DEASH-it në Siri
Artikulli vijuesKinë: Konfirmohet vdekja e minatorëve të zhdukur