Para ca kohe qarkulluan në internet fotografi dhe pamje nga kampet e refugjatëve të disa vendeve të Evropës dhe po ashtu edhe fotografi nga kampi i refugjatëve në Turqi. Dallim i madh ishte në mes tyre, ku Turqia printe në rregullimin infrastrukturor. Një foto përshkrim tjetër tregon se çfarë realisht po bënë Turqia për tu ardhur në ndihmë refugjatëve nga Siria.
“Turqia aktualisht ka mbi 1.8 milion refugjatë nga Siria dhe ka shpenzuar deri tani për 4 vite deri në 5.7 Miliard Dollar për tu ardhur në ndihmë atyre.”
Nën këtë informacion është edhe një fjalë e Tajip Erdoganit i cili ka thënë: “Çfarë bëjnë e nuk bëjnë shtetet tjera nuk është puna e jonë, ne jemi të obliguar të bëjmë punën tonë që na ka ngarkuar feja jonë dhe historia jonë”.
Në takime me refugjatë të shumët ata treguar për kushtet e mira që kanë pasur në Turqi dhe mikpritjen që ua kanë bërë vëllezërit turq./KohaIslame