Sa e vështirë është të mohohet aksesi në internet në vende të ndryshme të botës ashtu siç ndodhi në Siri para një jave?
Kjo është pyetje me vend duke marrë parasysh shqetësimet e njerëzve në shtete të ndryshme të botës lidhur me probabilitetin që ka qeveria përkatëse për të kryer një veprim të tillë.
Çelësi i mbijetesës së lirë të internetit është decentralizimi i tij, i cili nuk është i shpërndarë në mënyrë uniforme në botë.
Nëse interneti në vendin ku jetoni kontrollohet nga një apo dy kompani, atëherë nuk është e vështirë për qeverinë të bëjë thjesht disa telefonata për të ndaluar aksesin në internet.
Në figurën e mëposhtme zhvilluar nga Gizmodo, bazuar në të dhënat e diversitetit të internetit në shtete të ndryshme të botës, paraqitet edhe probabiliteti i shkëputjes së internetit.
Logjika është e thjeshtë:
– Nëse në një shtet aksesi mbahet nga një apo dy kompani, atëherë shkëputja e internetit konsiderohet me risk të lartë. Këtu përfshihen shtete si Siria, Tunizia, Algjeria, Turkmenistani, Libia, Etopia, Jemeni etj.
– Nëse aksesi mbahet nga 3 deri 10 kompani, atëherë risku konsiderohet deri diku i lartë. Në këtë kategori bëjnë pjesë 72 shtete përfshi Omanin, Ruandën, Pakistanin, Armeninë, Iranin etj.
– Aksesi që mbahet nga 11 deri 40 kompani përbën një risk mjaft të ulët. Në këtë kategori hyjnë 58 shtete, përfshi Shqipërinë, Indinë, Izraelin, Ekuadorin, Kilin, Vietnamin, çuditërisht edhe Kinën etj.
– Nëse aksesi mbahet nga mbi 40 ofrues, atëherë është pothuajse e pamundur një shkëputje e ngjashme me atë të Sirisë. Në këtë zonë përfshihen shtete që i përkasin ekonomive të fuqishme të internetit si Kanadaja, SHBA, Hollanda, Gjermania, Anglia etj. Pra, rreth 32 shtete. (CIO
You Might also Like
Nvidia lançon GeForce R302, draiverat specifik për Windows 8
Nvidia ka lançuar posaçërisht për Windows 8 kartën GeForce R302. Kjo kartë është akoma në…
By
1 Min Read
HTC: Nuk kemi shkelur patentat e Apple
Avokatët e HTC-së kanë filluar shpalosjen e mbrojtjes në gjykimin në Londër në rastin e…
By
1 Min Read
Ju prezantojmë Mercedes-Benz GLE Coupe
Mercedes tani ka bërë një makinë për të konkuruar me makinat tjera si BMW X6,…
By
1 Min Read
Microsoft-i synon të nxjerrë smartfonin e tij
A e ka zgjuar kërshërinë e ndërmarrjes Microsoft produkti Surface për të vendosur markën e…
By
2 Min Read
Të ardhurat në sektorin e telekomunikacioneve bien me 9.4%
Të ardhurat e sektorit të telekomunikacioneve ranë me 9.4% në tremujorin e parë të këtij…
By
1 Min Read
Edhe Kosova me sistemin 3G?
Kosova ka mundësi që brenda një periudhe të shkurtër kohore t’i bashkohet përdorimit të gjeneratës…
By
1 Min Read
