Sa e vështirë është të mohohet aksesi në internet në vende të ndryshme të botës ashtu siç ndodhi në Siri para një jave?
Kjo është pyetje me vend duke marrë parasysh shqetësimet e njerëzve në shtete të ndryshme të botës lidhur me probabilitetin që ka qeveria përkatëse për të kryer një veprim të tillë.
Çelësi i mbijetesës së lirë të internetit është decentralizimi i tij, i cili nuk është i shpërndarë në mënyrë uniforme në botë.
Nëse interneti në vendin ku jetoni kontrollohet nga një apo dy kompani, atëherë nuk është e vështirë për qeverinë të bëjë thjesht disa telefonata për të ndaluar aksesin në internet.
Në figurën e mëposhtme zhvilluar nga Gizmodo, bazuar në të dhënat e diversitetit të internetit në shtete të ndryshme të botës, paraqitet edhe probabiliteti i shkëputjes së internetit.
Logjika është e thjeshtë:
– Nëse në një shtet aksesi mbahet nga një apo dy kompani, atëherë shkëputja e internetit konsiderohet me risk të lartë. Këtu përfshihen shtete si Siria, Tunizia, Algjeria, Turkmenistani, Libia, Etopia, Jemeni etj.
– Nëse aksesi mbahet nga 3 deri 10 kompani, atëherë risku konsiderohet deri diku i lartë. Në këtë kategori bëjnë pjesë 72 shtete përfshi Omanin, Ruandën, Pakistanin, Armeninë, Iranin etj.
– Aksesi që mbahet nga 11 deri 40 kompani përbën një risk mjaft të ulët. Në këtë kategori hyjnë 58 shtete, përfshi Shqipërinë, Indinë, Izraelin, Ekuadorin, Kilin, Vietnamin, çuditërisht edhe Kinën etj.
– Nëse aksesi mbahet nga mbi 40 ofrues, atëherë është pothuajse e pamundur një shkëputje e ngjashme me atë të Sirisë. Në këtë zonë përfshihen shtete që i përkasin ekonomive të fuqishme të internetit si Kanadaja, SHBA, Hollanda, Gjermania, Anglia etj. Pra, rreth 32 shtete. (CIO
You Might also Like
Obama lë Shtëpinë e Bardhë, ç’do të bëhet me rrjetet sociale?
Me zgjedhjet e 8 nëntorit, presidenti aktual i SHBA-ve, Barack Obama do të lërë Shtëpinë…
By
Redaksia
2 Min Read
Kur'ani, ndër librat më të shitur në Francë
Pas publikimit të karikaturave fyese ndaj Pejgamberit të Islamit në Francë, Kur’ani dhe librat rreth…
By
Redaksia
1 Min Read
Tirana në mesin e 21 komuniteteve më inteligjente
Për herë të parë në vitin 2013, Tirana përzgjidhet si një nga 21 komunitetet inteligjente…
By
Redaksia
4 Min Read
Shembull i pazakontë, pëllumbi përkujdeset ndaj një harabeli të vogël
Shembuj të pazakontë të ndjeshmërisë me rritjen e të vegjëlve në botën e kafshëve ka…
By
Redaksia
1 Min Read
Ja si u themelua kalendari musliman
Në jetën e Muhammedit (a.s.) katër ngjarje do të mund të merreshin si rast për…
By
Redaksia
1 Min Read
Si agjërojnë muslimanët në vendet ku nuk perëndon dielli?
Çfarë ndodh kur jetoni në vendin ku dielli asnjëherë apo rrallë perëndon, ndërsa jemi në…
By
Redaksia
1 Min Read
