Sa prekëse: Adoleshenti shpërthen në lot kur e kupton se është gjallë

Kjo video prekëse tregon momentin kur një adoleshent shpërthen në lot pasi zgjohet pas një operacioni të transplantit të zemrës.

Kur e kupton se është gjallë, Trevor Sullivan, 15 vjeç, nga Detroit, SHBA, nis të qajë.

“Jam kaq i lumtur. Kam pritur kaq shumë. Mund të marr sërish frymë dhe të flas,” tha ai.

“Ndjehem shumë mirë. Fantastike. Nuk jam ndjerë kurrë më mirë,” thotë ai, kur e pyet babai.

Trevor u sëmur në vitin 2014. Ai mendoi se ishte ftohur.

Por pasi vizitoi mjekun, i tha se ai kishte probleme në zemër dhe i duhej një organ i ri.

Për fat, në nëntor të vitit 2015 u sigurua një zemër për të.

Artikulli paraprakIsh–shefi i shërbimit sekret francez: Hashim Thaçi është agjent i yni e rekrutuam në Rambuje (VIDEO
Artikulli vijuesKjo është historia e familjes Bardhoshi gjatë komunizmit