Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është në prag të dorëheqjes.
Nëpërmjet një njoftimi të shkurtër, gazeta “Dita” shkruan se ai pritet që të japë dorëheqjen gjatë ditës së sotme.
Nuk bëhen të ditura shkaqet e një dorëheqjeje të mundshme nga ana r tij, megjithatë Tahiri ka qenë shpesh në qendër të akuzave të opozitës, por edhe të aleatit qeverisës të PS-së, LSI-së.
Vazhdimisht është përfolur se ai është ministri që Meta nuk e honeps në kabinetin Rama. Megjithatë, një levizje e tillë mund të jetë edhe në shërbim të zbutjes së qendrimit të opozitës, e cila kërkon qeveri teknike për të zhvilluar zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.