Sajti që ta cakton moshën përmes fotografisë

Sajti në internet “How-Old.net”, përmes të cilit caktohet mosha e personit në fotografi vetëm pak çaste pas lansimit të saj, është shndërruar në fenomen të vërtetë.
 
Programi ndërfaqe në sajtin How-Old.net funksionon në dy mënyrë: mund të përzgjidhet fotografia jote më e vogël se tre megabajtë ose të përdoret kërkuesi Bing për të gjetur fotografinë dhe pastaj të aktivizohet analiza, bëhet e ditur përmes ueb-sajtit Presse-citron.net.
 
Ndonjëherë, siç transmeton Koha.net shkrimin, rezultati është shumë larg nga realiteti, siç ka vënë re BBC me rastin e shënimit të ditëlindjes se futbollistit David Beckham.
 
Edhe pse ishte shfaqur fotografia kur ky kishte vetëm 18 vjet, aplikimi megjithatë vlerësoi se ky sportit i njohur kishte 31 vjet, madje ç’është më keq në aplikimin e fotografisë në të cilën kishte 27 vjet, kishte vlerësuar se ka 79 vjet, ka bërë publike ueb portali Planet.fr.
 
Programin për njohjen e fytyrave e kanë zhvilluar dy inxhinierë të Microsoftit
 
Punon sipas parimit të gjetjes së fytyrës nga fotografia dhe krahasimit me fotografinë që e gjen në internet dhe që lidhet me profilin e këtij personi që ndodhet në atë profil që thekson datën e lindjes, transmeton Koha.net. Merreni shembull fotografinë e personit i cili asnjëherë nuk ka përdorur internetin e as rrjetet sociale dhe do të shihni se ky aplikim është i pafuqi.
 
Nisur nga ky fakt aplikimi do t’i mësojë njerëzit të kenë kujdes kur herën tjetër të përdorin internetin se çka e si ngarkojnë dhe cilat informata nga jeta e vet i bëjnë publike për gjithë botën.
Artikulli paraprakLubonja: Islami, fe e paqes (VIDEO)
Artikulli vijues"Vllaznia" ndërtojnë aplikacion mobil të nivelit botëror