Avokati i të dyshuarit për sulmin në Paris, Salah Abdeslam ka thënë se klienti i tij do të luftojë kundër ekstradimit në Francë
PARIS (AA) – Avokati i të dyshuarit për sulmin në Paris, Salah Abdeslam ka thënë se klienti i tij do të luftojë kundër ekstradimit në Francë, raporton Anadolu Agency (AA).
Avokati Sven Mary tha se “ata do të refuzojnë ekstradimin”. Avokati ka folur me gazetarët pasi Abdeslam të shtunën u takuan me hetuesit belg të cilët do të vendosin nëse do të lëshojnë urdhër formal për arrestimin e Abdeslam-it.