Presidenti amerikan, Barack Obama, planifikon ta organizojë një samit për refugjatët globalë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në muajin shtator.
Për këto plane, presidenti Obama ka biseduar mbrëmë me telefon me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Qëllimi i takimit të planifikuar është të “sigurohet përkushtim i ri dhe konkret për zgjerimin e mundësive për refugjatët në gjithë botën dhe mbështetje për shtetet në linjën e parë të frontit”, theksohet në kumtesë.
Obama dhe Merkel, më tutje janë pajtuar se një konferencë e donatorëve që do të mbahet muajin e ardhshëm në Londër, është mundësi për “nxitjen e përpjekjeve globale” për shqyrtimin e krizës humanitare në Sirinë e shkatërruar nga lufta.