Samsung Galaxy S6 dërgohet në hapësirë

Dyqani britanik Tesco do të festojë daljen në treg të Samsung Galaxy S6 dhe S6 edge me një mënyrë shumë të çuditshme, duke dërguar një njësi të këtij telefoni inteligjent në hapësirë. Tesco huazoi një raketë nga Elon Musk për të dërguar këtë telefon inteligjent.

Tesco e ka vendosur Samsung Galaxy S6 edge në një balonë dhe e ka pajisur me kamera GoPro për të monitoruar çdo lëvizje të tij. Balona ka arritur në një lartësi prej 32.5 km, duke i rezistuar temperaturës -570C dhe shpejtësisë së erës 160km/h.

Ju mund të ndiqni nesër udhëtimin e Galaxy S6 në kanalin në YouTube të Tesco-s, duke filluar nga ora 11:00, me orën lokale në Britani. Eventi do shfaqet drejtpërdrejt këtu. Personi i parë që do të shkruajë në Twitter “DROP” dhe “#S6EdgeOfSpace” në momentin që balona shpërthen, do të fitojë një telefon inteligjent. Gara do të fillojë kur kompania të shkruajë në Twitter “LAND”.

Artikulli paraprakBallisti merr mirënjohje nga veteranët e UÇK-së
Artikulli vijuesPërplasje në Kuvend për vendet e punës që mund t’i mbajnë zyrtarët