Samsung Galaxy S6 do të paraqitet në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë!?

Kishte thashetheme të shumta të cilat pretendonin se Samsung Galaxy S6 do të paraqitej në CES gjatë kësaj jave, ndërsa ajo që zbuloi Samsung ishin vetëm dy modele mesatare të telefonave, të serisë Samsung Galaxy E.
Kështu që i bie që duhet të pritet deri në fillimin e Kongresit Botëror Mobil që mbahet në shkurt, për ta parë modelin e ri të telefonit, Samsung Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge, që pritet të vijë me ekranin e lakuar, sikurse paraardhësi i tij.

Së fundmi janë parë disa pamje të pjesëve të metalta të dedikuara për Samsung Galaxy S6, ndërsa gjithashtu është thënë se kompania jugkoreane do të adoptojë dizajn më premium për gjeneratën e re të telefonit të saj kryesor.

Me sa duket, në treg do të paraqiten dy versione të këtij modeli, ngjashëm sikurse Galaxy Note 4; njëri me ekran standard, dhe tjetri me ekran të lakuar në formën e Galaxy Note Edge.

Samsung Galaxy S6 është thënë se do të vijë me ekranin me diagonalen prej 5 inç në QHD me rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve, si dhe dy opsione të procesorit – njëri prej të cilëve do të jetë Samsung Exynos 7420 dhe tjetri 8 core Snapdragon 810 64-bit.

Telefoni i ri i Samsung, sipas të gjitha gjasave do të ofrojë 3GB ose 4GB RAM dhe opsione të ndryshme të memories, bashkë me kamerën e përparme me 5MP, dhe atë të pasmen me 20MP. Për më shumë detaje duhet të presim fillimin e Kongresit Botëror Mobil, ngjarjes së madhe të teknologjisë që mbahet në Barcelonë. (Telegrafi)

Artikulli paraprakGuterres : Turqia është bërë shembull i bujarisë, mikpritjes dhe vlerave islame në mbrojtjen e refugjatëve
Artikulli vijuesHTC prezanton Desire 826 me kamerën UltraPixel për selfie