Samsung Galaxy S7, S7 edge dhe S7 edge+ do të lansohen njëkohësisht

Kompania Samsung është duke përgatitur disa madhësi dhe forma të ekraneve për serinë Galaxy S7, por koha a lansimit asnjëherë nuk është sqaruar mirë.

Gsmarena raporton se tri modelet e reja të Samsungut do të lansohen njëkohësisht, por mbetet të shihet nëse do të prezantohen në fillim apo në fund të vitit 2016.

Një fotografi e publikuar sot, në të cilën shihet Samsung Galaxy S7, S7 edge dhe S7 edge+, lë të kuptohet se do të “lansohen të gjithë njëkohësisht”, transmeton Koha.net.

Galaxy S7+, model me ekran standard dhe me madhësi XL, nuk shihet në këtë fotografi. Ky model ndoshta mund të vonohet (ndoshta mund të lansohet së bashku me Note 6) ose mund të jetë vetëm një lëshim teknik në këtë fotografi.

Pavarësisht nga madhësia dhe forma, këto telefona do të vijnë me specifika të njëjta – Snapdragon 820 ose Exynos, 4 gigabajt RAM memorie, kamerat BRITECELL prej 12 megapiksela.

Artikulli paraprakNjë tjetër jetë e flakur: Babai varros me duart e tij vajzën 10-vjeçare të vrarë nga bombardimet në Siri
Artikulli vijuesPatatet, “mike” të mëdha për zemrën, kockat dhe lëkurën