Blini një Samsung Galaxy S III për 99.99$ dhe për një kohë të limituar

Apple ka publikuar iPhone 5 dhe në qoftë se juve iu duket aq shumë emocionuese sa të shikoni një pikturë të thahet, ndoshta Amazon ka diçka që është pak më shumë interesante se kjo.

Për një “kohë shumë të shkurtër” (sa e shkurtër akoma nuk e dimë), ju mund të blini një Samsung Galaxy III S me një kosto të ulët (99.99$ bashkë me eksportin), plus një 35$ për pagesën e aktivizimit, me kusht që ju të bini dakort për një kontratë marrëveshje 2-vjeçare.

Pra, në thelb ajo tashi është një aparat 135$, krahasuar me 200$ plus koston e aktivizimit (35$). Fatkeqësisht, oferta është e vlefshme për llogari të reja personash ose familjesh, edhe pse në anën tjetër, ju mund të zgjidhni ndërmjet AT&R,Sprint ose Verzion së bashku me zgjedhjen e ngjyrës (të kuqe, të bardhë ose blu).

Keni nevojë për një rishikim? Galaxy III S është akoma smartfoni Android më i mirë i Samsung.

Ai ka një ekran 4.8-inç Super AMOLED (1280×720), proçesor dual-core 1.5GHz, 2GB RAM, memorje e brëndshme 16GB, vënd për kartë memorje microSD deri në 64GB, support NFC, Wireless-N 4G LTE, dhe një sistem operimi Android 4.0 Cream Sandwich.

Fjalët në Web tregojnë se një përditësim i sistemit në Android 4.1 Jelly Bean është afër.

Pra ja ku e keni produktin e ri, një smartfonë Android për gjysmë çmimi, dhe shijojeni përpara se Andorid t’a shkëpusë këtë marrëveshje. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakGreqi – masa më të ashpra kundër veprave kriminale me karakter fetar apo etnik
Artikulli vijuesAmbasadori Libian në SHBA: Libia ka nevojë për Amerikanët