Samsung-u ka bërë publike të dhënat e tremujorit të fundit me një lajm të rëndësishëm për kompaninë: Kompania ka shitur dyfishin e numrit të smartfonëve që ka shitur rivali i saj, Apple.
Japonezët publikuan ditën e premte fitimet e tremujorit të tretë të vitit 2012. Edhe pse kompania nuk e shfaq në mënyrë të hapur numrin e dërgesave të smartfonëve, raportohet se Samsung-u ka dërguar për shitje 56.3 milionë smartfonë gjatë këtij tremujori. Apple, nga ana tjetër, ka shitur 26.9 milionë iPhone gjatë të njëjtës periudhë.
Shitjet më të mëdha i përkasin Samsung Galaxy S III
Faktikisht, të dhënat numerike të Samsung-ut e kanë kaluar prej një viti Apple, prandaj ato nuk janë tepër befasuese në sytë e analistëve.
Dërgesat e kompanisë janë rritur me 100.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas IDC. Shitjet më të mëdha i përkasin Samsung Galaxy S III. Samsung-u regjistroi një fitim neto prej 6 miliardë $ për tremujorin e tretë, nga 47 miliardë $ të ardhura.
Edhe pse këto rezultate ishin pak më të larta se ato që kishin parashikuar analistët, çmimi i titujve financiarë të Samsung-ut ra me 2% pasi kompania deklaroi se konkurrenca në tregun e telefonave celularë ishte rritur. (CIO
You Might also Like
India do të krijojë ushtarë robotë
Organizata e Hulumtimeve dhe Zhvillimeve në sferën e Mbrojtjes e Indisë (DRDO) ndjek si pikësynim…
By
Redaksia
1 Min Read
Mos bini pre e aplikacioneve mashtruese!
Kohëve të fundit, ndoshta ju ka rastisur të shini aplikacione të ndryshme të cilat premtojnë…
By
Redaksia
3 Min Read
BMW, Seria 6 të lë pa frymë
Sportive aq sa për të mos ndryshuar imazhin e serisë, harmoninë dhe elegancën që qartë…
By
Redaksia
0 Min Read
Makina personale japoneze, peshon 3 kg
Një inxhinier japonez ka ndërtuar një mjet udhëtimi personal, të cilin e ka emërtuar “WalkCar”,…
By
Redaksia
1 Min Read
Si të kursejmë baterinë e smartphone
Shkarkimi i shpejte i baterisë se smartphone është kthyer tashme ne një problem për ditët…
By
Redaksia
3 Min Read
Dell braktis berzat, kthehet në biznes privat!
Kohëve të fundit, jozyrtarisht është folur rreth mundësisë që Dell të ndërpres tregtimin e aksioneve…
By
Redaksia
1 Min Read
