ZTE Blade Q Mini, telefon i mençur për vetëm 72 euro!

Në tetor të vitit të kaluar, ZTE prezantoi gamën e saj të re të telefonave të mençur – ZTE Blade Q, dhe tani prodhuesi kinez ka debutuar me modelin ZTE Blade Q Mini, i cili tani është në dispozicion në Britani të Madhe për vetëm 60 funta, ose rreth 72 euro.
ZTE Blade Q Mini tani është në dispozicion në Virgin Mobile në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa telefoni i ri i mençur vjen me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen 4 inç në WVGA TFT dhe rezolucionin prej 800 x 480 pikselëve.

Blade Q Mini mbështetet nga procesori dual core Cortex A7 në 1.3GHz, dhe gjithashtu përmban 1GB RAM dhe 4GB memorie të brendshme.

Nëse përdoruesit do të kenë nevojë për më shumë memorie, ZTE Blade Q Mini e mundëson këtë pasi që telefoni sjell edhe portin për kartelën microSD, si dhe kamerën e pasme me 5MP për foto dhe video.

ZTE Blade Q Mini vjen me Android 4.2 Jelly Bean, dhe tani është në dispozicion për vetëm 72 euro, nëse porositet nga Mbretëria e Bashkuar. / Telegrafi /

Artikulli paraprakMursi sërish para gjyqit
Artikulli vijuesTelefonat mobil nuk do të funksionojnë pa paguar doganën