Samsung: Kemi shitur 20 milionë Galaxy SIII

Samsung thotë se shitjet globale të telefonit të saj të mençur Galaxy SIII kanë tejkaluar shifrën prej 20 milionë njësive, për pak më shumë se tre muaj kohë.
Në fund të muajit maj, Samsung Electronics kishte lansuar modelin e ri të telefonit të saj Galaxy SIII në tregun evropian, i cili bazohet në sistemin operativ Android të Google.

Samsung thotë se shitjet e shpejta të Galaxy SIII po e ndihmojnë atë të mbajë dominimin në tregun e telefonave të mençur mobil.

Pas ComScore, edhe Strategy Analytics thotë Samsung e ka tejkaluar rivalin Apple me dërgesat e saj të telefonave në mbarë botën.

Kompania jugkoreane është e përfshirë në një betejë ligjore me Apple në mbarë botën për pajisjet e saj mobile, për të cilat Apple thotë se e ka kopjuar atë, përkatësisht produktet e saj si iPhone dhe iPad.kohaislame

Artikulli paraprakA do t’ia jap Shqipëria Kosovës kodin +355?
Artikulli vijuesGazetat gjermane: Brukseli nuk i beson Serbisë