Samsung konfirmon datën e lansimit të tabletit të saj të ardhshëm

Kompania Samsung ka konfirmuar zyrtarisht datën e lansimit të tabletit Galaxy Tab S3 për muajin e ardhshëm.

Në një postim në faqen e saj zyrtare, Samsung thotë se lansimi i pasardhësit të Galaxy Tab S2 do të përkojë me lansimin e Galaxy Note7 – për të cilin është vendosur që të “godasë” Europën më 2 shtator, transmeton Koha.

Për Galaxy Tab S3, gjiganti i teknologjisë thotë se do të vjen me një procesor më të mirë si dhe me disa risi ende të pazbuluara.

“Me një procesor me kapacitet më të madh për përpunimin e informacionit, së bashku me një sistem operativ i cili lejon bashkëpunim me elementet që kërkojnë performancë të mirë në një pajisje mobile”, thuhet në postimin e kompanisë.

“Samsung pritet së shpejti të lansojë tabletin e ardhshëm Galaxy Tab S3, i cili duket se do të ketë cilësi të njëjta sikur paraardhësi i tij, Galaxy Tab S2, por me disa risi ende të pazbuluara”, përfundon postimi.

 

Artikulli paraprakBurnley kryen transferimin rekord të klubit
Artikulli vijuesHyseni: Kosova më e rrezikuar nga përdorimi i narkotikëve se sa nga ekstremizmi