Samsung lanson dy modelet Galaxy Tab S2

Samsung ka lansuar modelet e Galaxy Tab S2, njëri 8- inch e tjetri 9.7 inch.
 
Siç është parë edhe në publikimin e disa fotografive që kishin “rrjedhur” nga Samsung ditën e djeshme, të dy versionet do të kenë rezolucion të njëjtë me familjen iPad të Apple-it, 2048 x 1536 pikselë.
 
Nga kompania thonë se do të ndihmojë, “Për të rikrijuar eksperiencën e të kërkuarit nga mënyra tradicionale print media”, dhe për ta bërë më të lehtë që të lexojnë E-librat dhe ueb faqet, raporton koha.net.
 
Samsung Galaxy Tab S2 pritet të ketë procesor 64-bit Exynos 7420 SoC sikurse të Samsung Galaxy S6 me 3GB RAM. Të dy tabletët do të jenë 5.4 mm të hollë.
 
Modelet e reja do të peshojnë 407 gramë, përkatësisht 260 sipas faqes zyrtare të Samsung.
Artikulli paraprakArtisanspirits me Black Label Edition
Artikulli vijues“Serbia do ta pengojë me çdo mjet anëtarësimin e Kosovës në UNESCO”