Google ka publikuar disa detaje të studimit të saj për syzet që zmadhojnë realitetin që na rrethon. Motori i kërkimit publikoi disa materiale të “Project Glass”, si foto dhe një video në rrjetin e tij social Google+.
Pamjet tregojnë një projekt të dizajnuar me një mikrofonë dhe një ekran gjysmëtransparent për video, që e zgjedh informacionin përmes syrit të djathtë të njeriut.
Hartuesit e produktit deklaruan se kërkonin një “feedback” për idenë. Ata nuk dhanë ndonjë të dhënë se kur objekti i ri mund të dalë në shitje, apo se sa do të kushtojë.
“Një grup i yni nisi “Project Glass” për të ndërtuar këtë lloj teknologjie, që ju ndihmon të eksploroni dhe të ndani me të tjerët botën tuaj, duke ju ndalur në një moment”, thuhet në deklaratën e Google X, siç njihet ndryshe laboratori i kompanisë.
“Ne po e ndajmë këtë informacion me ju tani, sepse duam të nisim një bashkëbisedim dhe të mësojmë nga dijenitë tuaja”, thotë më tej deklarata.
You Might also Like
Brabus me model të ri në Gjenevë
Kompania e njohur gjermane për modifikim të automobilave, Brabus, ka njoftuar se në “Geneva Motor…
By
1 Min Read
Pse jemi të fiksuar pas "selfie-ve", flasin ekspertët
Fiksimi pas fotove ‘selfie’ është shenjë e një problemi mendor, paralajmërojnë ekspertët. Ato mund të…
By
1 Min Read
S’ka më tablet nga LG?!
LG ka thënë se kompania ka vendosur që të ndërpres zhvillimin e tabletëve të ri,…
By
1 Min Read
Yahoo do të ndërpresë veçorinë e saj për dhoma publike bisedimi
Yahoo ka lajmëruar për planet që të ndalojë përherë veçorinë për dhoma publike të bisedimit…
By
1 Min Read
Si mund të riktheni porositë me zë të fshira nga iPhone
Me fshirjen e një porosie me zë në pajisjen tuaj iPhone, ajo në fakt nuk…
By
1 Min Read
Përshpejtohet prodhimi i proçesorëve 64-bit për smartfonë
Është raportuar së fundmi se prodhuesit e proçesorëve të smartfonëve, përfshirë këtu Qualcomm, Nvidia dhe…
By
1 Min Read
