Kompania Samsung Electromics Co e Koresë Jugore thotë se bateritë me gabime kanë shkaktuar tejnxehje dhe shpërthim të flakës në telefonat e mençur, Galaxy Note 7, ndërsa kompanisë deri tash ky gabim i ka kushtuar 5.3 miliardë dollarë.
Samsung tha sot se pas një hetimi të brendshëm është përcaktuar se ‘bateritë ishin shkak i incidenteve’ të këtij tipi të telefonit, duke e theksuar dështimin në dizajn dhe prodhim.
Kjo komapni ishte detyruar t’i tërheq 2.5 milionë telefona të tipit Galaxy Note 7, pas raporteve për nxehje të tepërt dhe përfshirje në flakë.