ZTE prezanton Grand X LTE

ZTE ka prezantuar modelin e ri të telefonit për Azi dhe Evropë, përkatësisht modelin ZTE Grand X LTE, i cili vjen me Android 4.0, dhe çipin për LTE.

ZTE Grand X LTE mbështetet nga procesori dual-core me 1.5GHz, kamera me 8 mega-piksel, e cila mund të incizojë në HD 1080p, si dhe kamerën e përparme me 720p për video-thirrje. 
“Ne jemi kompania e parë e cila përdor zgjidhje me një çip të vetëm për një telefon mobil” ka thënë He Shiyou, zëvendës drejtor i përgjithshëm në ZTE. 
Shitja e ZTE Grand X LTE do të fillojë të bëhet fillimisht në Evropë dhe Azi, në tre-mujorin e tretë të vitit 2012, ndërsa prodhuesi ende nuk i ka bërë të ditura çmimet e këtij modeli të ri të telefonit. / Telegrafi / kohaislame /
Artikulli paraprakPemët dhe perimet ndihmojnë te ndërprerja e duhanit
Artikulli vijuesS’ka më tablet nga LG?!