Samsung prezanton 64GB UHS-1 SD dhe kartat microSD

Samsung ka prezantuar dy shtesa të reja të linjës së vet të kartave të memorieve. Kompania ka konfirmuar se do të lançojë kartat SD dhe microSD 64GB UHS-1 nga mesi i tetorit, një muaj e gjysëm prej tani.

Në prill kemi parë se Samsung filloi me prodhimin e kartës së memories UHS-1, e cila përshkruhet me një shpejtësi të madhe prej 80 MB/s, që është katër herë më e shpejtë se kartat e sotme që arrijnë shpejtësinë prej 20 MB/s.

Kartat do të jenë pjesë e familjes Pro, shpejtësia e të cilave do të arrijë në 80 MB/s. Karta e parë e prodhuar ishte në versionin 16 GB, kurse sot Samsung, para panairit IFA që mbahet në Berlin, paralajmëroi versionin më të madh, atë prej 64 GB.

Disponueshmëria e kësaj karte do të varet nga rajoni, kurse në Evropë duhet të mbërrijë në tetor.

Samsung nuk përmendi asgjë rreth çmimeve të këtyre kartave të reja për memorie, por sigurisht që nuk do të jenë të lira. Këto karta do të shfaqen në panairin IFA 2012, e me siguri atje se do të mësojmë për të gjitha. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakToshiba nxjerr tabletin U925t me CPU Intel Core i5
Artikulli vijuesMania e pastërtisë