Përderisa kompania “Apple” ka prezantuar Orën e saj të Mençur, disa nga emrat më të mëdhenj të teknologjisë po prezantonin disa nga pajisjet e tyre në Londër. Pajisjet e “Samsung” dhe “Intel” janë prezantuar në ngjarjen e përvitshme të “Wearable Technology Show” (WTS), përkrah edhe disa kompanive më të vogla. Pajisjet në ngjarjen e teknologjisë ishin pajisja virtuale e “Samsung”, rripin mjekësor “Bluetooth” dhe një çantë që paralajmëron pronarët nëse kanë harruar diçka në shtëpi. “WTS” është një ngjarje e madhe në industrinë e teknologjisë, ku më shumë se 100 kompani ekspozojnë prodhimet e tyre dhe u mbajt në Londër. Kompania “Samsung” ka prezantuar pajisjen e vet “Gear VR” dhe orën e mençur “Gear S”. Ora është diskutuar mjaft në orët e fundit që nga momenti kur edhe rivali I sja ‘Apple’ ka lansuar një të tillë. Pajisja “Gear S” ka një ekran të lakuar prej 5.08 centimetra dhe mund të përdoret të tregojë porositë dhe njoftimet nga telefoni i lidhur. Po ashtu posedon edhe një port për kartelën “SIM” që orës ia dhuron rrjetin e saj mobil. Në ndërkohë, “Samsung Gear VR” përdor një displej prej 14.47 centimetra “Quad HD”. Po ashtu përfshihen informata tjera përcjellëse./Kosova Sot
You Might also Like
Skaneri Digitizer i Makerbot do të lejojë këdo të printojë objekte në 3D
Shefi ekzekutiv i Makerbot, Bre Pettis prezantoi një skaner të ri, Digitizer Desktop 3D. Aktualisht…
By
2 Min Read
Hetim i ri për Microsoft
Sistemi i ri operativ Windows RT të Microsoftit, i cili është Windows 8 i dedikuar për t’u ekzekutuar në…
By
1 Min Read
Shfaqen disa fotografi të Samsung Galaxy S4 mini
Sipas disa fotografive të postuara në SamMobile, ndërmarrja Samsung mund të jetë duke përgatitur telefonin…
By
1 Min Read
Kinë – Pekini zyrtar bllokon qasjen në "Gmail"
Pekini zyrtar duket se ka bllokuar mundësinë që njerëzit në Kinë të qasen në "Gmail",…
By
1 Min Read
Interneti ka “vrarë” CD-të dhe gazetat, por jo librat
Duke parë opsionet e mediave dixhitale të cilat kanë ndikuar ndaj CD-ve dhe gazetave, ju…
By
1 Min Read
Samsung Galaxy Note 6 vjen me 6GB RAM
Pasardhësi i Samsung Note 5 do të vjen me 6 gigabajt RAM memorie dhe ekran…
By
2 Min Read
