Kinë – Pekini zyrtar bllokon qasjen në "Gmail"

Pekini zyrtar duket se ka bllokuar mundësinë që njerëzit në Kinë të qasen në “Gmail”, shërbimi i postës elektronike të “Google”, që deri sot realizohej nëpërmjet palëve të treta, pasi Pekini është përpjekur edhe më parë për të bërë një gjë të tillë.

Bllokimi i “Gmail” nisi të premten e kaluar dhe veprimi ka ngjallur jo vetëm zemërim, por edhe zhgënjim të madh në mesin e shumë përdoruesve të internetit në Kinë.
Të dhënat e “Google” tregojnë se trafiku i “Gmail” ka rënë në zero nga serverët kinezë.
Nisma e re për bllokimin e “Gmail” ka pasoja që shkojnë përtej vështirësimit të hyrjes së përdoruesve në postën elektronike personale të tyre, pasi disa kompani të huaja e përdorin “Gmail” si shërbimin e tyre institucional të postës elektronike.
Këtej e tutje, për të pasur qasje tek “Gmail” në Kinë, kompanitë do të duhet të sigurohen që punonjësit e tyre të kenë qasje në softuerin e njohur si “VPN”, apo rrjetin virtual privat, të cilin qeveria kineze gjithashtu po përpiqet ta ndalojë, raporton prestigjiozja amerikane “New York Times”.

Artikulli paraprakKosovë: Fëmijën e parë në 2015 e lindi një 16 vjeçare,
Artikulli vijuesVaksinë e re kundër Hepatitit C